Dy persona janë arrestuar në Përmet dhe Berat për dhunë në familje.Policia e Përmetit ndaloi shtetasin Gazmir Duro, 48 vjeç, pasi bashkëjetuesja e tij shtetasja M.K ka bërë kallzim ndaj tij.

Sipas saj, për motive të dobëta, Duro e ka dhunuar fiziisht dhe psikologjikisht në banesën që ndanin së bashku.

Po kështu në Kuçovë u arrestua në flagrancë shtetasi Bashkim M, 67 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë).

“Arrestimi i tij u krye pasi në banesë ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht ish bashkëshorten, shtetasen Sh.Xh, 61 vjeçe” thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Dhuna ne familje’