Një djalë është hedhur nga kati i 9-të i pallatit.
Raportohet se Anton ndërmori veprimin pas vitesh dhunë të ushtruar nga prindërit ndaj tij.
Hedhja nga pallati në Enerhodar, jug të Ukrainës, ishte fatale për 8-vjeçarin.

Ai u hodh drejt vdekjes pasi u kthye në shtëpi nga shkolla.
Fqinjët raportojnë se dëgjuan prindërit e tij duke i bërtitur për grisjen e rrobave dhe e rrahën.

Më pas djali hypi në dritare e banesës së tyre dhe u hodh.
Zhanna, e cila jeton një kat poshtë banesës së tyre, tha se dëgjoi goditjet ndaj djalit dhe më pas tingullin e hapave të shpejtë të fëmijës.

“Disa sekonda kaluan, kur dëgjuam se u hodh. Dola në dritare dhe pashë djalin të shtrirë në tokë. Telefonova policinë dhe ambulancën,”-shtoi ajo.

Anton u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur një hetim penal ndaj prindërve për mos përmbushjen e detyrave të tyre prindërore.
Prindërit e tij rrëfyen se e rrahën djalin dhe se ai u hodh nga dritarja menjëherë pas abuzimit.

Ata gjithashtu pranuan se rrihnin rregullisht djalin për ‘sjellje të keqe’, sipas raportimeve.
Pasi u morën në pyetje, çifti u largua nga banesa e tyre me qira dhe ikën nga qyteti. Oficerët po përpiqen të gjurmojnë vendndodhjen e tyre.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA GAZETARJA SHQIPTARE SAPO SOLLI NË JETË NJË VAJZË
Artikulli tjetërNE PRITJE TE VENDIMIT PER SAIMIR TAHIRIN,E PRANISHME DHE NJE PERFAQESUESE E AMBASADES SE SHBA