Një kambist është dhunuar dhe grabitur në rrugën “Mine Peza” në Tiranë paraditen e kësaj të hëne.

Burime bëjnë të ditur se kanë qenë dy persona të cilët mbanin në kokë skafandra, që e kanë goditur me sende të forta si dhe i kanë marrë çantën e dorës të cilën e mbante me vete.

Brenda në çantë kambisti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka pasur një shumë parash.

Ai është goditur teksa po lëvizte me një biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes dy autorët janë larguar me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.

Ngjarja ka ndodhur vetëm 100 m larg komisariatit nr.3 të Tiranës si dhe në një orar fluksi lëvizjesh në rrugë.