Policia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes katër të rinjve në Dibër ku mund të përdoreshin dhe armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë. Shtetasit H.K. 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht dhe M.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi për motive të dobëta ata kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S, 25 vjeç dhe D.M, 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Policia shpalli në kërkim dhe po punon për kapjen e dy të rinjve. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H.K. u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike kanabis.

Për lëndën narkotike u arrestua në flagrancë babai i tij, shtetasi Lutfi Kaja, 60 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik dhe lënda narkotike.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Artikulli paraprakJEP DORËHEQJEN MINISTRI I JASHTËM I GREQISË NIKOS KOTZIAS
Artikulli tjetërAPELI LË NË BURG REXHEP RRAJËN, AVOKATI: HISTORI ROZË E POLITIZUAR