Ka dhunuar e kërëcënuar bashkëshorten e tij por është vënë në pranga nga policia.
Sipas njoftimit të uniformave blu, policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes në Elbasan.

Një 68-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi kishte ushtruar dhune dhe kanosur bashkëshorten. Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua mjet prerës (thikë).

Ja njoftimi i policisë:
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti ka kanosur me mjet prerës thikë bashkëshorten, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Harun Doda , 68 vjeç, banues në Librazhd.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, si dhe gjatë konfliktit ka nxjerrë mjet prerës (thikë) dhe e ka kanosur se do ta godiste bashkëshorten e tij , shtetasen M.D., 46 vjeçe.