Tre shqiptarë, dy në moshën 20-vjeçare dhe i treti 19 vjeç, të gjithë me banim në L’Aquila kanë përfunduar në pranga të policisë.

Sipas mediave fqinje, shqiptarët kanë goditur dhe kërcënuar dy vëllezër nga Moldavia, ku e gjitha ndodhi pas një ngacmimi të një vajze, e cila ishte e dashura e njërit prej shqiptarëve.

Të tre të rinjtë kanë kërcënuar dhe goditur fizikisht dy vëllezër me nënshtetësi moldave, të moshës 20 dhe 23 vjeç, të cilët gjithashtu banojnë në rajonin e Abruzzos.

Gjithçka nisi ditë më parë, gjatë një nate feste në një disko. Një nga dy vëllezërit moldavë ishte sulmuar pasi iu afrua një vajze në klub, më vonë u zbulua të ishte e dashura e një prej tre shqiptarëve. Me këtë rast, shqiptarët kanë goditur me shufra hekuri një nga moldavët.

Ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka ndaluar dhunën ndaj moldavëve, ndërsa aksioni përfundoi me prangosjen e 3 shqiptarëve. Organet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, e cila ka traumatizuar të rinjtë nga Moldavia.