Arrestohen katër autorët e sulmit ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad mes natës së shtunë dhe të diel. Lajmin e ka konfirmuar për mediat ministri i Brendshëm serb.

Ai ka theksuar se janë gjetur prova të mjaftueshme që të vendosin para drejtësisë katër të arrestuarit që dhunuan dy të rinjtë shqiptarë.

Ai mohoi akuzat se incidenti është kryer mbi baza etnike, ndërsa shtoi se do të zbardhet plotësisht ngjarja.

Njëri nga dy shqiptarët nga Kosova që u dhunua është Çlirim Maloku 19 vjeç. Ai ka deklaruar se sulmi ka ndodhur pasi grupi i serbëve i ka dëgjuar duke folur shqip.