Dyqanet e luleve dhe të dhuratave janë ato që kanë fluks të klientëve në ditën e shënuar të Shën Valentinit. Aida Radohina, 26 vjecarja nga qyteti i Shkodrës ështëe vëtpunësuar në biznesin e saj të dhuratave të personalizuara.

Aida na tregon për punimt e personalizuara që kanë zgejdhur klinetët e saj në ditën e të dashuruarve.

Kutia shpërthyese, sipas Aidës, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat për klientët e saj po ashtu edhe punimi që i merr më shumë kohë për ta realizuar.

Nuk mungojnë rastet kur tashmë klientët i besojnë Aidës realizimin e dhuratave për njerëzit e tyre të zemrës. 26 vjeçarja ndihet mirë kur klientët e saj nuk mjaftohen vetëm me idetë e sugjeruara nga ajo, por frymëzohen edhe nga punime dhurata të tjera.

Për Aidën, fillimi i këtij biznesi ka qenë deri diku në ëndërr në sirtar. Ideja e saj nisi si një detyrë kursi gjatë viteve të studimit në Fakultetin Ekonomik, por tani është kthyer në profesionin e saj.

Aida punon e vetme për realizmin e dhuratave të perosnalizuara. Ajo thotë se nuk e ka problem të punojë edhe gjatë orëve të vona të natës vetëm për të kënaur klientët e saj besnikë.

Ndërkohë, 26 vjeçarja shprehet se një meritë e veçantë e suksesit të saj është edhe menaxhimi me kujdes që ajo i ka bërë adresës së saj në rrjete sociale.

Dhuartat e personalizuara janë ato edhe më të veçantat. Prej 2 vitesh në kontakt me kërkesat, tashmë Aida e ka kuptuar se cilat janë dhuratat e preferuara dhe më të përballueshme për klientët.

Më çmime të përballueshme dhe cilësi të garantuar, dhuratat e punuara me dorë nga Aida janë të preferuarat e qytetarëve shkodrane por edhe më gjerë.

Artikulli paraprakDEKANI I JURIDIKUT: MORËM 2 ANKESA PËR POLICIN
Artikulli tjetërSHËN VALENTINI, ATMOSFERA E VAKËT NË SHKODËR