Bashkia Shkodër, në kuadër të aktivitetetve të zhvilluara për festat e fundvitit ka dhuruar lodra për të gjithë nxënësit e shkëlqyeshëm të shkollave 9 vjeçare në qarkun Shkodër.

Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi shprehet se këtë vit, ka një rritje të numrit të nxënësve të shkëlqyeshëm që bëhen pjesë e këtij organizimi.

Drejtori artistik i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Kujtim Alija vlerëson kujtesën për nxënësit e shkëlqyeshëm si e ardhmja e qytetit apo Shqipërisë.

Vlerësimi për nxënësit e shkëlqyeshëm dhe dhuratat ndaj tyre organizohet çdo vit nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

Pas shpërndarjes së dhuratave u zhvillua edhe një koncert me këngë dhe valle popullore.

PUBLICITET