Një grup të rinjsh i janë drejtuar poliklinikës së specialiteteve në Shkodër për të dhuruar gjak për fëmijët talasemik.

Kohët e fundit numri i atyre që vuajnë nga talasemia edhe në Shkodër është gjithnjë e më shumë në rritje duke rritur kështu edhe nevojën në bankën e gjakut në spitalin e Shkodrës.

Jozefina Delia, specialiste në drejtorinë rajonale të shëndetësisë tregon këtë bashkëpunim me të rinjtë si dhe numrin që shtohet të atyre që vuajnë nga talasemia.

Apeli është i qartë, sa më shumë dhurues gjaku ndikon në shpëtimin e jetëve.

Jozef Radi është koordinatori i organizatës Eko Mendje të cilët kanë sensibilizuar të rinjtë por jo vetëm që të dhurojnë gjak pët talasemikët.

Tashmë kjo nuk është vetëm një nisëm sensibilizuese e momentit por një organizim që do vijojë edhe në muajt e ardhshëm.

Nuk është dita botërore e talasemisë, atëherë kur merr vëmendjen më të madhe por kjo nuk do të thotë se qytetarë të ndryshëm të mos dhurojnë gjak për ata që kanë probleme nga kjo sëmundje.

 

Artikulli paraprakTËRMETI SHEMB BANESAT NË KURBIN
Artikulli tjetër“ZGJOHET” TERMETI I 1979-ës NË SHKODËR