DITA NDËRKOMBËTARE E MIQËSISË, APEL PËR MIRËKUPTIM DHE SHUARJE KONFLIKTESH .

Kjo eshte Nexhmije Pagarusha ne nje kenge hit te viteve ’70. Sot, 40 vjet me pas, askujt nuk I kushton gje te dhuroje nje buzeqeshje, te thote nje fjale te embel, t’I beje dedikime mikut ose mikes.
Sot, ne Diten Nderkombetare te Miqesise kemi mundesine me te mire qe te kujtohemi per rendesine e miqesise. Kjo eshte një mundesi e rendesishme për tu përballur me keqkuptimet dhe mosbesimin që përbëjnë bazamentin e aq shumë tensioneve dhe konflikteve në mbare boten.
Kjo eshte nje kujtese se solidariteti njerezor eshte thelbesor per të promovuar paqe të qendrueshme sidomos ne kete periudhe ku ujerat ne mbare boten jane te trazuar nga konfliktet dhe luftrat e ndryshme civile dhe midis shteteve.
Kjo dite synon te kujtoje dhe te sensibilizoje opinionin publik per t’I thene stop dhunes ndaj femijeve, ndaj vajzave dhe grave, sepse kjo dite korrespondon edhe me Diten Nderkombetare Kunder Trafikut te Qenieve njerzore, fenomen qe ashtu si ne shume vende te botes, ehste i perhapur edhe ne vendin tone.
Dita Nderkombetare e Miqesise u shpall ne vitin 2011 nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se me idene se miqesia ndermjet popujve, vendeve, kulturave dhe individeve mund te frymezoje perpjekjet per paqe dhe per te ndertuar ura ne mes komuniteteve.