Fondacioni ALSAR ka dhuruar 650 libra për bibliotekën e qytetit “Marin Barleti” në Shkodër. Kjo dhuratë me libra historik që do i shërbejnë studentëve kryesisht erdhi në në prag të hapjes së panairit kombëtar të librit.

Drejtori i bibliotekës Gjovalin Çuni me këtë rast ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e leximit.

Biblioteka e Shkodrës prej vitesh ka nisur procesin e digjitalizimit por kjo ka ardhur vullnetarisht nga punonjësit dhe jo e inicuar nga institucione. Ajo që ka nevojë biblioteka e Shkodrës tha drejtori Çuni është një skaner profesional.

Fondacioni ALSAR do të dhurojë libra edhe për kishën françeskane apo për jezuitët në Shkodër ndërsa prej vitesh ky fondacion dhuron libra të ndryshëm në të gjithë Shqipërinë.

 

 

Artikulli paraprakHOT I RI, PËRMIRËSIM I SISTEMIT VADITËS
Artikulli tjetërTABAKU: REFORMA TERRITORIALE KA DËSHTUAR