MILAN OFRON TRE MILION PËR SHQIPTARIN XHEMAJLI .

Angel di Maria i ka ditët e numëruara te Real Madridi. Sipas medieve spanjolle PSG pritet ta zyrtarizoj transferimin e argjentinasit javën e ardhshme. Angel di Maria pritet të transferohet te PSG javën e ardhshme, raporton e përditshmja spanjolle madrilene, Marca. Klubi francez do t’i paguaj Real Madridit 65 milion euro, derisa Angel di Maria do të përfitoj 8 milion euro në sezon.
Argjentinasi pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Real Madridit. Këtë rekord e mbante Mesut Ozil, i cili u transferua te Arsenali për 50 milion euro

Nderkohe Milani ka bërë ofertë zyrtare për Blerim Xhemaili, raporton “MilanLive”. Krerët e Rossonerëve i kanë ofruar Napolit veç tre milion euro për kartonin e mesfushorit shqiptarë.
Blerim Xhemaili pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, pasi nuk është në planet e trajnerit Rafael Benitez. Destiancion i mundshëm i mesfushorit shqiptarë është skuadra e Milanit.
Sipas MilanLive, Rossonerët i kanë ofruar Napolit veç tre milion euro për kartonin e mesfushorit shqiptarë. Kurse, Napoli e vlerëson reprezentuesin zviceran rreth 7 milion euro. “Milani po mundohet të ulë në maksimum çmimin e Xhemailit. Ata i kanë ofruar Napolit tre milionë euro për kartonin e tij dhe tashmë po e presin përgjigjen”, shkruan MilanLive. Xhemaili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2015, kurse kërkohet edhe nga Sevilla e Borussia Moenchengladbach.

Artikulli paraprakKRIMI NË FAMILJE, SHKODRANËT TË TMERRUAR ( Video )
Artikulli tjetërMUZIKË NË VENDE TË HARRUARA TË SHKODRËS