Në Tiranë pritet që të mbahet Samiti i Dytë i diasporës Shqiptare ku do të marrin pjesë shqiptarë nga vende të ndryshme me qëllimin për të koordinuar bashkëpunimin në dobi të Shqipërisë.

Pjesë e këtij samiti është edhe Mimoza Sadrija gazetare dhe publiciste e cila prej 25 vitesh jeton në Gjermani.

Gjatë një interviste për Star Plus ajo vlerëson këtë nisëm si fillim i një dialogu dhe bashkëpunimi për të sjellë investime të rëndësishme ne vendin tonë, projekte dhe përvojën e shumë shqiptarëve të suksesshëm.

Mimoza Sadrija njihet edhe një grua e suksesshme në fushë e biznesit. Ajo thotë se ka një nostalgji të vecantë për qytetin e Shkodrës nga ku ka rrënjët e të parëve,

ndaj thotë se është e gatshme të kontribuojë për këtë qytet me projekte sic janë ngritja e zyrave të turizmit për orientimin e turistëvë gjerman, të ngrejë degën e Kryqit të Kuq Gjerman këtu në Shkodër,

pse jo edhe të krijojë binjakëzim dhe shkëmbime eksperiencash në mes mediave dhe gazetarëve të dy vendeve

Ndër të tjera Mimoza Sadrija thotë se diaspora ka fuqi të ndalë zbrazjen e vendit. Sipas saj kthimi i tyre do ta bënte Shqipërinë më të madhe dhe do t’ua hiqte shumë të rinjve dëshirën për të vrapuar jashtë Shqipërisë