Gryk Noka në Njësinë Arras të Dibrës vijon të jetë e bllokuar prej 20 ditësh, për shkak se përroi ka dëmtuar rrugën kryesore. Banorët e kësaj zone deklarojnë se ka edhe rrëshqitje të rrugës.

Për këtë arsye ata apelojnë për ndihmë, duke theksuar se nuk kanë baza ushqimore as për bagëtinë dhe as për veten e tyre.

Gjithashtu, dëmtimi i kësaj rruge është kthyer në një problem shqetësues edhe për fëmijët, të cilët nuk mund të shkojnë në shkollë, duke ndërprerë kështu mësimin prej më shumë se dy javësh. Janë plot 150 banorë të kësaj njësie, të cilët vijojnë të jenë të izoluar prej 20 ditësh.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE