Shoqata “Intelektualët e Rinj Shpresë” në kuadër të projektit “Ndërtojmë së bashku të ardhme transparente në Shqipëri” organizoi në Shkodër forumin e 12 civil.

Sipas drejtuesit të kësaj shoqate Blendi Dibra ky forum synon që të bëjë një vlerësim të shërbimeve që ofrohen në bashkinë e Shkodrës.

Dibra ka një apel për të gjithë shoqërinë civile e cila duhet të jetë më e ndjeshme dhe aktive ndaj problematikave që ka qyteti.

Ky forum synon të mbledhë aktorët lokal për të diskutuar problematikat e të rinjve në funksion të hartimit të planit lokal për rininë.

“Intelektualët e Rinj Shpresë” punon për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri si dhe promovimin e Paqes dhe Stabilitetit në Ballkan.