Një shtëpi banimi u përfshi nga flakët paraditen e kësaj të Premte në lagjen “Ajasëm” në qytetin e Shkodrës

Kanë qënë banorët e lagjes të cilët kanë telefonuar menjëherë shërbimin zjarrfikës . Në vendin e ngjarjes mbërriten menjëherë 3 automjete zjarrfikëse duke bërë të munduar shuarjen e flakeve të cilat rrezikonin edhe një banesë tjetër ngjitur.

Mësohet se në banesë jetonin vetëm 2 vëllezërit Sejdi dhe Sali Toka të cilët kanë arritur që të dalin menjëherë sapo kanë konstatuar flakët në njërën dhomë të shtëpisë

Eksperët e repartit të shërbimit zjarrfikës kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme duke qënë se dy anëtarët e familjes ishin të sëmurë mendore, por nuk pëjashtohet edhe mundësia për shkak të pakujdesisë nga shkëndija elektrike

Artikulli paraprakSTUDENTËT ULTIMATUM RAMËS: MBLIDH KUVENDIN
Artikulli tjetërDYSHIMET PËR PAZARE, GRUSHTE NË ZYRËN E DREJTORIT IBRO