Qyteti i Elbasanit është zgjuar në panik në mes të natës nga sirenat e zjarrfikëseve, që kanë nxitur për të shuar zjarrin që kishte rënë tek një servis makinash dhe kishte përfshirë disa prej makinave që ndodheshin në të.

Servisi është në pronësi të Elton (Kastriot) Kilës, person me precedentë penalë, i arrestuar disa ditë më parë.

Policia njoftoi paraprakisht se zjarri ra në lagjen “Skënderbej”, Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autohokej” të automjeteve, në pronësi të shtetasit E.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.”