Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të mbjellur me ullinj, por edhe kullota, në fshatin Xhuherinë të Vlorës.

Deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë me kullota dhe ullinj në këtë zonë.

Flakët favorizohen nga era e fortë. Në vendgjarje ndodhen 5 forca zjarrfikëse të cilat po mundohen të shuajnë flakët të mbështetura dhe nga banorët e zonës që po u vijnë në ndihmë.