Një zjarr shpërtheu këtë mëngjes rreth orës 07:30 në Cavallerizza Reale, një kompleks historik arkitekturor në qendër të qytetit të Torinos, në Itali, i shpallur një vend i trashëgimisë së UNESCO-s.

Zjarri nisi fillimisht në ambientet që quhen “Le Pagliere”, ku ka depo, dhe ku ruhen materiale.

Flakët përfshinin çatinë e ndërtesës por për fat të mirë, zjari u shua dhe nuk pati të lënduar.

Struktura e rrethuar nga ndërtesa sociale, u godit nga zjarri edhe në vititn 2014.
Pesë ekipe të zjarrfikësve u angazhuan në operacione për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Artikulli paraprakGODITEN GRABITËSIT NË SPANJË, NDALOHEN SHQIPTARE NGA KOSOVA
Artikulli tjetërBLLOKOHEN 298 TON KARBURANT JASHTË STANDARDIT