Qyteti i Shkodrës ka përbyllur festimet 2 ditore të karnavaleve të titulluara “20 vjet karneval n’demokraci” .

Qytertarë shkodranë ndoqën performancat e shumta të aktorëve dhe nxënësve të shkollave të qytetit në ditën kulminante të karnavaleve.

Dhjetëra fëmijë dhe të rritur ndoqën paradën tradicionale të dordolecit në rrugët e qytetit të Shkodrës, ku në fund u bë edhe djegia si simbolikë për largimin e fenomeneve negative të shoqërisë.

Në Shqipëri Karnevalet nisën të kremtohen së pari në Shkodër, në vitet ’30.

E pikërisht këtu, kjo festë vijon edhe sot, duke fituar një origjinalitet të veçantë, me maskat e bejtat e pasura, që krijohen aty për aty gjatë kalimit të Karnevaleve në rrugët kryesore.