Një Benz me targa AA 550 TN ka marrë zjarr pas mesnate në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 2:50 në rrugën Hamdi Cenoimeri.

Makina ka pronare një zyrtare, Mimoza Agalliun, drejtoreshën e Qëndrës Sociale në Kombinat. Policia dha vetëm inicialet e zonjës dhe deklaroi se zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

Sipas njoftimit të Policisë:
Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.