Një automjet është përfshirë nga flakët ne Vore gjatë kohës që po ecte në autostradën Tiranë-Durrës.

Shkak dyshohet shkëndijë elektrike, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të zbresë në kohë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Automjeti po ecte në korsine e shpejtësisë në momentin që ka marrë flakë.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga pamjet duket që automjeti është shkatërruar tërësisht si pasojë e flakëve.

Artikulli paraprakPLAGOSET NJË 35-VJEÇAR, IDENTIFIKOHET AUTORIT I DYSHUAR PËR NGJARJEN
Artikulli tjetërSHEFI I SHTABIT TË FA: PERSONAT E ARDHUR NGA ITALIA DHE GREQIA DO TË SHOQËROHEN PËR NË VETËKARANTINIZIM