271117_indigo_harry-027.jpg

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Fier.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (3 prill), ndërsa policia ka gjetur edhe një makinë të djegur në lagjen “Afrim i ri”.

Mësohet se makina e djegur është e tipit “BMW” dhe rezulton me targa false të një makine “Renault”, ndërsa brenda saj janë gjetur armë dhe krehër fishekësh.

Sipas policise,Një servis makinash në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut” është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMW” hapën zjarr dhe më pas u larguan me shpejtësi duke i vendosur flakën makinës në lagjen “Afrim i Ri”.

Makina tip “BMW” verifikimeve ka rezultuar se targën AA 978 MY e ka pasur false, pasi i përket një makine tjetër tip ‘Renault’. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit, ndërsa brenda makinës është gjetur arma e zjarrit.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakPËRFUNDON NË POLICI I LAÇIT PASHK LASKAJ, GODITI REFIK HALILIN
Artikulli tjetërETIKETAT E USHQIMEVE, SI TË DALLOSH TË GABUARAT?