Një pjesë kafke e një fosili të çmuar 12.000-vjeçar me nofkën Luzia është gjetur nga rrënojat e një zjarri në Muzeun Kombëtar të Brazilit.

Ndërtesa 200-vjeçare në Rio de Janeiro u shkrumbua në shtator, duke shkatërruar pothuajse të gjitha objektet që ndodheshin brenda.

Por të premten drejtori i muzeut njoftoi se 80% e fragmenteve të kafkës së Luzias ishin identifikuar.

Mbetjet njerëzore, më të vjetrat e gjetura ndonjëherë në Amerikën Latine, u konsideruan si xhevahir i koleksionit të muzeut.Stafi i muzeut tha se ishin të bindur se do të mund të rimerrnin pjesën tjetër të kafkës së Luzias.

“Kanë pësuar ndryshime, dëmtime, por ne jemi shumë optimistë për gjetjen e tyre,”- tha arkeologia Claudia Rodrigues për AFP.
Kafka ishte ruajtur në një kuti metalike b

renda një dollapi, i përshkruar si një “vend strategjik”, që ndihmoi Luzian ti rezistonte dëmtimeve nga zjarri.
Shkaku i zjarrit të 2 shtatorit është ende nën hetim.