Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të diel në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Policia njofton se mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin S.M, 31 vjeç, banues në Tiranë, është shkrumbuar plotësisht.

Nderkohë policia bën të ditur se si pasojë e flakëve fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale, ku mjeti është djegur plotësisht.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërkohë nga hetimet paraprake policia dyshon se ngjarja ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të automjetit.