Një zjarr i madh ka shkrumbuar një stallë në Sheq të Fierit. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, ku janë djegur dy lopë, rreth 1 mijë dengje bari dhe disa shpendë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur dëme në njerëz, ndërkohë që zjarrfikësit ka mundur të izolojnë flakët.

Zonja e shtëpisë Sadija dhe vajza e saj Marsela Martini shprehen se është hera e dytë që banesa e tyre dhe stalla e bagëtive përfshihen nga flakët, ndaj kërkojnë ndihmë pasi dyshojnë si zjarrvënie të qëllimshme.

“Kur ishim nga toka na thanë që një i panjohur po vjen pranë banesave tuaja dhe pas kësaj pamë flakët.” tha zonja e shtëpisë.

Ndërkohë një lopë që mbante familja ka shpëtuar, por në trup ka plagë të rënda nga flakët që ranë në stallë.

Artikulli paraprakANIJET E PESHKIMIT NGA KOREJA E VERIUT FUNDOSEN NË BRIGJET E JAPONISË
Artikulli tjetërE LYEN ME BENZINË DHE I VË FLAKËN GRUAS