Mungesa e investimeve në fshatrat periferik të qytetit të Shkodrës është një problematikë e cila prej vitesh kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse. Kështu, në zonën e njohur si “Vinoteka” amortizimi i rrugëve ka vështirësuar ndjeshëm jetesën e banorëve atje. Ata tregojnë se nuk është ndërhyrë që prej viteve ’90.

Bashkia Shkodër dhe njësia administrative janë në dijeni të gjendjes në të cilën ka përfunduar rruga por nuk investojnë, bëjnë të ditur banorët.

Banorët I kërkojnë pushtetit vendor të mbajë përgjegjësi për rrugën e amortizuar dhe të krijojë sa më parë një projekt për urbanizimin e zonës