Shtatë pikë larg në renditje por tek Dinamo po mendojnë sërish Superligën. Për këtë arsye blutë do të tentojnë fitoren të dielën ndaj Vllaznisë për të rihapur garën për kreun. Në kampin dinamovit ekziston bindja se mund t’ia dalin.

Ndeshja e parë në këtë sezon, e luajtur në Shkodër, përfundoi me fitoren 2-0 të kuqebluve.Në sfidën e fazës së dytë, Dinamo kërkon revanshin. Përballja do të zhvillohet të dielën në Pezë Helmes.

Skuadra kryeqytetase synon fitoren e dytë me radhë dhe suksesin e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Në faqen zyrtare të tyre u bëhet thirrje edhe tifozëve për t’i mbështetur në këtë ndeshje të rëndësishme. Ja çfarë shkruhet aty:

“Te Dielen ne oren 14:00 ne Peze Helmes, DINAMO – Vllaznia
Dinamovitet rikthehen perpara tifozerise pas tri ndeshjesh ne transferte, ndersa perballe do te jete kundershtari direkt, Vllaznia e Shkodres!

Klasikja e futbollit luhet kesaj rradhe ne nje kategori qe nuk i shkon pershtat asnje prej skuadrave ndersa dinamovitet kerkojne fitoren, si kusht te vetem per te vazhduar luften per Superlige!

Ftojme tifozet te bashkohen me BLUE BOYS, te shumte ne numer dhe ne mbeshtetje te ekipit!