Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi është dënuar me 11 vite burg në dy procese të veçanta gjyqësore për vjedhje.

36 vjeçari po udhëtonte në një Peugeot të vjedhur në një shtëpi në provincën e Lecco-s ditët e fundit. Në makinë, policia gjeti një sërë sendesh të vjedhura, si orë, bizhuteri, laptop etj.

Gjithashtu, policia gjeti edhe pinca, kaçavida dhe materiale të tjera si dhe një radio dore marrëse-dhënëse, ndoshta e përdorur për të komunikuar duke shmangur telefonin celular.

Shqiptari u arrestua teksa po përpiqej të arratisej me një makinë të vjedhur. Pasi disa kilometrash, ai është arrestuar.

Shqiptari u pikas në Verdello dhe u ndoq për disa minuta duke u arrestuar Pontirolo Nuovo. Edhe këtu, pasi braktisi mjetin, u përpoq në këmbë t’u shpëtonte prangave.

Mediat lokale italiane shkruajnë se dy dënime të veçanta burgimi janë shqiptuar për krime kundër pasurisë.

Një urdhër ndalimi është lëshuar nga Prokurori në Lodi në verën e vitit 2017, pasi shqiptari u dënua me 6 vjet e dy muaj burg, ndërsa një urdhër i dytë u lëshua prokurori publik i Milanos, pasi u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg, vepra këto të kryera në vitin 2014.

Tanimë, ai është dërguar në burgun e Bergamos ku do të kalojë 11 vitet e ardhshme. Hetuesit besojnë se ai ka vepruar i vetëm.