Kukësi u mund 5-2 në sfidën e parë me Torpedo Kutaisi e vlefshme për turin e tretë të Europa League.

 

Një rezultat i thellë dhe i vështirë për përmbysur në takimin e kthimit që do të luhet më 16 gusht në Shqipëri. Kukësi pësoi gol vetëm pas 2 minutash lojë, duke treguar probleme në mbrojtje. Gjeorgjianët u shfaqën në të vendosur dhe në të 15’ shënuan sërish.

 

Boshnjaku Herba shkurtoi diferencën me një supergol në mesin e pjesës së parë, por ishte pak për të kthyer situatën.

 

Lojtarët e Torpedo realizuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë, ndërsa ata të Kukësit nuk i shfrytëzuan rastet e paraqitura. Reginaldo edhe pse u aktivizua nga minuta e parë nuk arriti të ndihmonte ekipin.

 

Pak para fundit të kohës së rregullt, Torpedo realizoi edhe golin e pestë, ndërsa Plaku shkurtoi diferencën nga pika e 11-metërshit.

 

Kukësi pati probleme me vizat gjeorgjiane madje Et’hemi dhe Maliqi nuk arritën të udhëtonin me skuadrën.