NË SHQIPËRI 40% E POPULLSISË E KONSUMOJNË. 31 Maji, u shpall në vitin 1987, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si Dita Botërore Kundër Duhanit, ditë kur në të gjithë botën organizohen aktivitete sensibilizuese për dëmet që shkakton, duhani, ky vrasës i madh. Sipas të dhënave çdo vit, gati të paktën gjashtë milionë njerëz vdesin nga sëmundjet lidhur me duhanin.

Vetëm 8 përqind e popullsisë botërore jetojnë në vendet me taksat mjaft të larta të duhanit.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 600 mijë që janë jo duhanpirës vdesin duke pirë cigare të dorës së dytë. Në renditjen evropiane, menjëherë pas turqve, që kryesojnë listën, radhiten shqiptarët. Instituti për Shëndetin Publik bën të ditur se aktualisht në Shqipëri 40% e popullsisë, rreth një milion persona, pi duhan me një mesatare prej 19,5 cigare në ditë.Njerëzit që pinë duhan janë më të prekshëm ndaj sëmundjeve. 55 sëmundje të ndryshme zhvillohen në mënyrë të menjëhershme nga pirja e duhanit.Kështu në sistemin vaskular shfaqen rreth 13 sëmundje, në sistemin respirator rreth 15, në sistemin tretës 5 sëmundje, në sistemin nervor 5, në sistemin urogenital 10 sëmundje si dhe në atë të gjakut.