Edhe në ditën e fundit të këtij viti, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë në ditën e 58 të saj.

Duke marrë parasysh edhe ditën e fundit të vitit, ata kanë zgjedhur që të marrin si simbolikë të natës së ndërrimit të viteve një pemë të Vitit të Ri, të cilën e kanë vendosur në mes të rrugës.

Prej rreth dy muajsh, banorët e zonës së Astirit po protestojnë kundër projektit të zgjerimit të rrugës pasi një pjesë e banesave të tyre do të prishen.

Ata kërkojnë anulimin e projektit ose dëmshpërblim 100 % të pronave të tyre në vlerën e tregut. Edhe gjatë ditës së sotme, në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.