Policia e Shkodrës në fund të ditës së dytë të operacionit anti-kanabis në zonën e Dukagjinit ka shkatërruar 148 parcela me 42 605 bimë kanabis. Gjatë ketij operacioni u arrestua në flagrancë dhe një kultivues narkotikësh. I arrestuari është Lazër Kaptanaj nga fshati Xhan në Dukagjin.  Në parcelat e shkatërruara ishin kultivuar nga 50 deri në 2 mijë bimë narktike.

Gjate dy ditëve të operacionit u shkatërruan 321 parcela të kultivuara me 74 281 bimë narkotike si dhe u sekuestrua edhe një arsenal armësh të cilat u dërguan për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin kriminalistik.Operacioni dy ditor u shtri ne territorin e njësisë administrative Pult Dukagjin,  në territorin e fshatrave Pult,  Plan,Gjurë,Kujë Temal, Gjurë, Kurje, Xhan, Zabel dhe Kasnec. Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të thepisur ku kanë lëvizur me këmbë 3 deri në 4 orë përgjatë dy ditëve të operacionit.Gjatë operacionit nuk është shënuar asnjë incident. Në operacion u angazhuan 400 forca policore të RENEA-s, FNSH-ve dhe Forcat e Policisë Shkodër  si dhe 60 automjete policie.Operacioni anti-kanabis do vijojë në kontrollin e plotë të zonave të tjera të rrethit Shkodër nga  Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër.