NXËNËSIT GARUAN ME NJË ESE QË LIDHEJ ME SHQIPËRINË DHE BE. 9 maji, “Dita e Europës” është festuar nga qendra e informacionit të Bashkimit Europian në qytetin e Shkodrës me një konkurs mes nxënësve të shkollave të mesme të Shkodrës.

Konkursi kishte të bënte me një ese që lidhej me Shqipërinë dhe Bashkimin Europian. E pranishme ishte edhe drejtorja rajonale e arsimit Afërdita Haka. Në fund u shpërndanë edhe çmimet fituese. Eris Fani mori çmimin e tretë, Keida Ymeraj dhe Eva Kasneci çmimet e dyta dhe çmimi i parë u fitua nga Ervina Haxhari.

Artikulli paraprakTURISTI I ZHDUKUR, POLICIA GJEN TRUPIN E PAJETË
Artikulli tjetërMINIKONCERTI “ROCK AND RROLL IS EVERYWHERE”