Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati me rastin e 106 vjetorit të Ditës së Flamurit, shkruan se vendi ëshrë në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Bushati përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, teksa ndan edhe letrën e Ismail Qemalit drejtuar Fuqive të Mëdha, shkruan se shqiptarët janë krenarë për përkatësinë Europiane.

“… Shqiptarët gëzohen që mundën me hy në familjen e popujve të lirë të Orientit, dhe tue mos pasë tjetër qëllim veçse me jetue në paq me të tanë shtetet fqinje..”,

shkruante Ismail Qemali në letrën drejtuar qeverive të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve fqinje, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, ku i njoftoi “…për këtë ngjarje të jashtëzakonshme për jetën kombëtare të shqiptarëve..”.

Sot, në 106-vjetorin e Ditës së Flamurit, me urtësi dhe vendosmëri jemi në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, krenarë për përkatësinë tonë Europiane.

#106vjetshtet🇦🇱 #DitaeFlamurit”, shkruan Bushati.

47286869 1893961347384305 1701846835028557824 N

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE