NJË RRUGË E MUNDIMSHME PËR TË RIKTHYER MONUMENTIN NË RRUGË. Pas afro 6 vjetësh qëndrimi mes mbeturinave e papastërtive tek varrezat e dëshmorëve, monumenti i “5 heronjve të Vigut” është shpërngulur përsëri.

E përfolur prej kohësh, këshilli i komunës Rrethina ka marrë vendimin që “5 heronjtë e Vigut” të vendosen përballë doganës në rrugën Shkodër – Hani i Hotit.Pas këtij vendimi menjëherë prefektura e qarkut Shkodër bashkë me komunën Rrethina janë vënë në lëvizje. Pa kaluar shumë kohë, “5 heronjtë” kanë nisur rrugëtimin e tyre. Nuk është një mision i lehtë sepse gjatë gjithë rrugës thuajse për të shkuar nga varrezat e dëshmorëve tek vendqëndrimi i ri ka patur probleme me kabllot elekrik të linjave ajrore. Punonjësit, çdo tel është dashur ta çojnë pak më lart me një mënyrë primitive vetëm për të mundësuar hapësirën sepse lartësia e monumentit është e madhe, madje rezulton si busti më i madh në qarkun e Shkodrës. Fillimisht, si për ironi të fatit, gjatë zhvendosjes “5 heronjtë” kanë bërë një gjiro në rrugën andej nga erdhën, duke parë nga larg Vigun, vendin në të cilin u vranë për të krijuar debatin e ditëve të sotme nëse janë heronj apo keqbërës të kohës së atëhershme. Gjatë gjithë rrugës së transportimit, busti i “5 heronjve” ka zgjuar kureshtjen e banorëve të zonave ku përshkohej e po ashtu kalimtarëve të rastit. Është zgjedhur rruga që lidh Gurin e Zi me Bushatin e më pas me rrugën nacionale Shkodër – Tiranë për tu futur më pas në akset e qytetit të Shkodrës për t’i dhënë ndoshta lamtumirën e fundit qytetit. Tashmë pyetja që shtorohet është se a do të gjejë qetësi politika, organizata nacional-çlirimtare, familjarët e “5 heronjve”, historianët e qytetarët për t’i lënë të qetë Hydajet Lezhën, Ndoc Mazin, Naim Gjylbegun, Ahmet Haxhinë e Ndoc Dedën të paktën në prag të 70-vjetorit të çlirimit të vendit .

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/2oSDe4L2tMA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKESH, KERKON RRITJEN E ENERGJISE
Artikulli tjetër“5 HERONJTË E VIGUT”, “LANÇ” KUNDËR ZHVENDOSJES