NË 24 ORË, PROÇEDOHEN PENALISHT 10 SHTETAS NË QARKUN SHKODËR. Aksioni i OSHEE, vijon në ditën e tretë edhe ne Qarkun e Shkodrës.

Sipas të dhënave zyrtare që raportohen nga Policia e Shkodrës bëhet me dije se konkretisht në Shkodër, jane proceduar penalisht 10 shtetas të cilët kanë abuzuar me energjinë elektrike. Sipas bluve të Shkodrës, konkretisht bëhet me dije se ka filluar procedimi penal i shtetasve 

 

  Ardjan K., vjeç 34, banues në Shkodër, sepse ka tentuar të dëmtoje me sëpatë një shtyllë të rrjetit elektrik që ndodhet para shtëpisë së tij. Janë kryer të gjitha veprimet dhe ky shtetas rezulton të jetë i sëmurë mendorë. 

 

Më datë 30.10.2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : 

 

•Fran Veinca vjeç 50, banuese në fshatin Rranxa, Komuna Bushat Shkodër.  

•Berhan Susa, vjeç 59, banuese në Shkodër.  

•Anton Gjeloshgjokaj, vjeç 22, banuese në Shkodër.  

•Mark Ftoni, vjeç 20,  banues Shkodër.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në zbatim të plan veprimit kombëtar « Për ndërprerjen e energjisë elektrike » në bashkëpunim me OSHEE – Shkodër, është konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike prane banesave  të tyre.  Materialet  Prokurorisë Shkodër për veprën penale « Vjedhje e energjisë elektrike » neni 137 K.Penal. 

 

Më datë 30.10.2014,  filloj preçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim te  shtetasve :

 

–  Tauland Kuçi, vjeç 40,  banues në Shkodër

–  Rinard (Frederik) Tata, vjeç 47,  banues në Shkodër

– Qemal Susa, vjeç 52, banuese ne Shkodër

 

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi, pasi në zbatim të plan veprimit kombëtar « Për ndërprerjen e energjisë elektrike » në bashkëpunim me OSHEE – Shkodër, është konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike pranë banesave te tyre. Materialet ne Prokurori neni 137 K.Penal. 

 

Më datë 30.10.2014 filloj preçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :

 

-Xhemalie S., vjeç 73, banuese në Shkodër

– Kol L., vjeç 38, banuese në fshatin Vrak Malesi e Madhe.

 

Procedimi penal ndaj ketyre shtetaseve filloi, pasi në zbatim të plan veprimit kombëtar « Për ndërprerjen e energjisë elektrike » në bashkëpunim me OSHEE – Shkodër, jane konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike pranë bizneseve te tyre. Materialet ne  Prokurori neni 137 K.Penal. 

 

Më datë 30.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Pashk Prendi, vjeç 51, banues në Fush-Arrës Pukë, sepse duke qenë me detyrë elektriçist pranë Bashkisë Fush-Arrës, ka bërë rilidhje të energjisë elektrike për godinën e Bashkisë, pasi nga OSHEE-ja është bërë ndërprerja para dy ditësh për debitorë. Materialet ne Prokurori neni 137 K.Penal. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/zZblFN5chpM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA FADIL KUJOVSKA
Artikulli tjetërZJARRËFIKËSET APEL QYTETARËVE