Në Ditën Botërore të Mjedisit, drejtuesi i shoqatës EKO Mendje në Shkodër ka ngritur shqetësimin për ndotjen masive që po i bëhet lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës.

Ai shprehet se me këto ritme, liqeni rrezikohen të kthehet në zonë moçalore. Basha bën thirrje që institucionet të angazhohen për mirëmbajtjen e qytetit, pastrimin dhe shmangien e ndotjes së ujërave. Rasti i ndotjes së lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës është trajtuar disa herë në media si problematikë që prej vitesh nuk po gjen zgjidhje. Qëllimi i Ditës Botërore të Mjedisit është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen mjedisore.