Turistë të shumtë kanë vërshuar drejt kalasë ROZAFA këtë premte, ndër ta edhe nxënës të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Nga Lushnja kanë ardhur grupi i nxënësve që shikoni. Mësuesja e tyre shprehet se femijet janë mjaft të interesuar të mësojnë historikun e veçantë të kalasë Rozafa.

Ajo çfarë të tërhek më shumë është pjesa e brendshme e kalase, aty ku dhe historiku I saj merr më shumë jetë.

Ky është turisti nga Austria I cili po shikon me vëmendje strukturën e kalase. I bën përshtypje historiku, mënyra e ndërtimit por dhe mirëmbajtja e një kalajë kaq të vjetër në histori .

Hyrja falas në kalanë Rozafa solli një numër të lartë turistësh. Megjithatë kjo nuk është dita e parë që hyrja do jetë falas. Në tabelën e cila është e pozicionuar në hyrje të kalasë janë të afishuara të gjitha ditët e festave ku hyrja do jetë falas.

 

Artikulli paraprakRRUGA E FRIKSHME HOT I RI – POSTRIBË
Artikulli tjetërRRËFIMI I ISH-TË PËRNDJEKURIT POLITIK