Demokratët kanë kujtuar sot 8 dhjetorin e 1990, 18 vite më pas në Ditën e Rinisë me një ceremoni të mbajtur në Qytetin Studenti, aty ku u krijua dhe Lëvizja Studentore që i dha fund diktaturës komuniste.

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet risolli në kujtesë emocionet e atyre ditëve, ndërsa i quajti studentët e 90-ës heronj të pamposhtur.

“Ditë si kjo janë ditë kujtimesh mbresash në të vërtetë për mua këto janë ditët e shtrëngatave emocionale të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, të bekuara edhe të vështira, por ditët e dhjetorit 90 janë ditët e gjenezës në këto tre dekada të kombit shqiptar.

Për mua janë ditët ku unë përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime sepse, ato ditë unë do të kisha përballë, një grup studentësh 500 por edhe 1000 që në rrugën afër rrugës Elbasanit ishin pozicionuar përball autoblindave tankeve, të gjitha llojeve të armëve.

Ishin të vetmuar, 15-16 qytetarë ishin afër tyre, por ishin të pamposhtur ishin heronj. Asnjë nuk thotë se unë isha hero, por vërtetë ato ishin heronj të vërtetë të Kombit shqiptar. Ishin heronj të pamposhtur”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri tha më tej se ata kishin marrë një vendim epik për nga guximi përsëri në protestë, për t’i kthyer sheshin kombit dhe popullit. “Ishin heronj sepse ai marsh ishte marsh mesjanik.

U rrahën me të gjitha mjetet, ju them se vetëm 20 minuta më vonë guxuan t’i përcjellin regjimit ultimatumin e parë, liro studentët ose sheshi e ndërtesat bëhen thërrime.

U ngritën fillimisht kundër etërve të tyre, studentët në tërësi ishin të privilegjuarit e rinisë shqiptare, ne ishim akoma më të privilegjuar të inteligjencës. Nuk e harroj ditën kur erdhën baballarët për t’i shpërndarë, por ndodhi e kundërta etërit u bashkuan me bijtë e tyre.

Ata ishin heronj sepse kur je trim me mbështetje të madhe, ajo është trimëri. ‘Shqipërinë si gjithë Europa’; ‘liri demokraci’; revolucioni demokratik, kishte platformën më të ndritur në gjithë historinë, Shqipëria zonjë në Europë.

Lideri i tyre, heroi i tyre, doli nga këto ndërtesa nga ky shesh si një mesi për shqiptarët, si u zgjodh me një betim, ja ku janë ishin fëmijë, bebe Azem Hajdari u tha studentëve, iu la peng Rudinën e Kirin:

Unë do t’ju drejtoj! Dhe ata i besuan një studenti, t’i udhëhiqte drejt përballjes më të egër me një diktaturë mizore. Azem Hajdari formuloi ultimatumin ose lironi studentët, ose sheshin e bëjmë copa.

Është Azem Hajdari që bëri gjithçka për kërkesën e pluralizimit politik, e miratoi në këtë shesh. Idealet e dhjetorit janë fryma më e pastër. Ata janë sot më aktuale se kurrë tek dëgjojmë studentë E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Azem ti je gjallë dhe do mbetesh i tillë në jetë të jetëve.

Sot prej 4 ditësh kemi një dhjetor të dytë. Si asnjëherë universitetet kanë nisur një betejë të vendosur, kundër regjimit të Edi Ramës. Ky regjim ka përqendruar të gjitha pushtetet në dorën e vet.

Ky regjim i ka mbyllur Shqipërisë dyert, ka larguar shqiptarët si në 91, ka vrarë shpresën. Studentët po u ngjallin shpresat shqiptarëve. U shpreh mbështetjen më të fuqishme, u bëj thirrje shqiptarët ti mbështesim me gjithë mundësitë.

Mos dëgjoni ata manipulatorë, që kërkojnë t’ju shkëpusin nga shoqëria, që për interesa të padronëve të tyre, përpiqen t’ju paraqesin se po protestoni për një gjobë”, tha më tej Berisha.

Në aktivitet është shfaqur dhe një dokumentar për dhjetorin ‘90.