Kurrsesi Shkodra s’mund të harronte Ditën Ndërkombëtare të shahut , këtij sporti që i janë kushtuar shumë breza mes shkodranëve.Ky është Muhamet Gradeci emri i të cilit kurrsesi nuk mund të anashkalohet.

Ai e ka luajtur këtë sport për vite me radhë por më së shumti ka spikatur si trjaner duke e shpallur kampion ekipin e meshkujve në këtë sport. Profesor Muhameti është gjithnjë pranë sportit të shahut edhe sot e kësaj dite dhe është i pranishëm në çdo aktivitet që zhvillohet në Shkodër

Nëpërmjet shahut njeriu krijon fanatzitë e tij, ndaj profesor Muhameti ia rekomandon të rinjve që ta praktikojnë si sport

Muhamet Gradeci mbetet një figurë shumë e rëndësishme e shahut në këtë qytet por edhe në Shqipëri për kontributin e dhënë si sportist dhe në veçanti si trajner.

Shahu, është lojë strategjike mbi një tabelë katrore e cila është e ndarë në 64 fusha katrorë të vegjël, të cilët janë me ngjyrë të bardhë dhe të zezë. Qëllimi i lojës së shahut është zënia mat e figurës së mbretit të kundërshtarit.Për ta shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Shahut”, pothuajse në gjithë botën organizohen lojëra dhe turnirë të shahut

Artikulli paraprakIMAM FEJZI ZAGANJORI NDEROHET “MIRËNJOHJA E QYTETIT”
Artikulli tjetërMASAT KUNDËR AKSIDENTEVE, NIKOLLI APEL SHOFERËVE