Mbledhjen e përmuajshme të qeverisë kryeministri Edi Rama do ta zhvillojë në Elbasan, përgjatë dy ditëve, e martë dhe e mërkurë. Kjo mbledhje ekzekutivi përkon me festën pagane Dita e Verës.

Kryeministri do ta mbledhë qeverinë të martën dhe të mërkurën në Elbasan në vigjiljen e Ditës së Verës. Mbledhja e qeverisë në ditën e parë pritet të nisë në orën 12:00 në Labinot, në periferi të Elbasanit.

Më pas pritet një dalje publike e kreut të qeverisë për vendimet e marra në ditën e parë.

Pasdite janë parashikuar dy aktivitete: Një ku do të prezantohet projekti i 100 fshatrave turistik dhe një bashkëbisedim për Platformën e Bashkëqeverisjes.

Paraditen e së mërkurës në datën 14 në axhendën e Këshillit të Ministrave është vendosur një aktivitet ku do të dorëzohet dhe certifikata e pronësisë për kishën Katolike të Elbasanit si dhe pjesëmarrje në panairin dhe festimet që organizohen nga bashkia e qytetit për Ditën e Verës.

Artikulli paraprakRRITET NIVELI I UJIT NË DAJÇ, BANORËT: PËRMBYTJET NGA HIDROCENTRALET
Artikulli tjetërPAS SKANDALIT TË LOBIMIT NË SHBA LU TAKON BASHËN