Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër ka organizuar një aktivitet me fokus promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore. Aktiviteti vjen në kuadër të 27 Shtatorit Ditës Kombëtare të Turizmit.

Me këtë rast u promovua veshja tradicionale shqiptare sic është xhubleta si një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale.

Drejtorja e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër Majlinda Lacaj foli për xhubletën dhe vlerat e saj.

Ndërsa etnografja Afërdita Onuzi theksoi se kjo veshje popullore sic është manifeston marrëdhëniet tona kulturore gjatë shekujve.

Ndërkohë për të pranishëmit u prezantua një ekspozitë ku ishin të pikturuara xhubletat që persinifkonin krahinat e mbishkodrës.

27 Shtatori prej vitesh është shënuar si Dita Kombëtare të Turizmit dhe këtë vit vjen me sloganin “Turizmi dhe Zhvillimi i Komunitetit“.