12 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve. Çdo fëmijë ka të drejtë të mbrohet nga shfrytëzimi ekonomik që përfshin kryerjen e çdo pune që paraqet rreziqe për shëndetin fizik e mendor dhe që cënon edukimin e tyre.

Në kuadër të 12 Qershorit, Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në Facebook shprehet se duhet të reflektojmë për t’u ndërgjegjësuar ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme.

Ai thotë se ka ende ka shumë fëmijë, që lypin në rrugë, punojnë në të zezë, jetojnë në kushte të papranueshme sociale e psikologjike, nuk arsimohen dhe janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Sot, në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, kam një apel të veçantë, për të reflektuar dhe për t’u ndërgjegjësuar ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme.

Ende ka shumë fëmijë, që lypin në rrugë, punojnë në të zezë, jetojnë në kushte të papranueshme sociale e psikologjike, nuk arsimohen dhe janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë. Ata meritojnë një shoqëri që iu garanton të rriten të lumtur dhe në paqe.

Të tregojmë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, më shumë vendosmëri për të penguar këto fenomene negative, për të forcuar masat ligjore ndaj përgjegjësve dhe përfituesve të shfrytëzimit të tyre dhe për të krijuar kushtet sociale në ndihmë të familjeve të varfëra.

Jo punës së fëmijëve!

Jo dhunës, abuzimit, dhe shfrytëzimit të tyre!”

Artikulli paraprakNE E DUAM TROMBËN
Artikulli tjetërDHUNON E NGACMON SEKSUALISHT VAJZËN E MITUR DHE NUSEN E DJALIT, ARRESTOHET