Në kuadër të 21 marsit, Ditës Ndërkombëtare të personave me Sindromën Doën, shkolla speciale “3 Dhejtori” në qytetin e Shkodrës ka angazhuar nxënësit e saj me punime të ndryshme dhe tregime me përralla. Drejtuesja e këtij institucioni Enkelejda Mataj thotë se mësuesit kanë një rol të veçantë në mbështetjen e fëmijëve më nevoja të veçanta

21 Marsi është Dita Botërore e të gjithë fëmijëve dhe njerëzve që vuajnë sindromën Doën. Kjo ditë këtë vit shënon përvjetorin 12 të Ditës Botërore dhe çdo vit është zëri i njerëzve që kanë këtë sindromë.

Të dhënat tregojnë se në nivel global 1 në 800 lindje rezulton me sindromën “down”, ndërsa vetëm në Shqipëri ka rreth 684 persona me këtë sindromë.