Pedonalja Kolë Idromeno, në qytetin e Shkodrës mori një pamje dhe hijeshi tjeter kete te diele në panairin e organizuar nga Bashkia Shkodër në ditën ndërkombëtare të artizanatit.

 

Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të bashkisë, dhomës tregtarë, shoqatës së artizanatit dhe zejeve në shqipëri më qender në shkodër, si dhe anëtarë të shoqatës së artizanatit në Mal të Zi.

 

Më tej nënkryetari I bashkisë Arben Gjuraj u shpreh se zhvillimi i turizmit në qytetin tonë po i hap rrugë tregut të artizanatit. Ndërkohë I pranishëm në kët aktivitet ishte dhe drejtori I dhomës kombëtare të zejtarisë Koli Sinjari i cili u shpreh se për Shkodrën artizanati është një vlërë.

 

Ishin punimet e vecanta të artizaneve të palodhur të cilët krijuan një atmosfërë ndryshe këtë të diele.

 

Qytetarët dhe turistët shikonin me admirim këto vlera të cmuara të shkodrës të cilat pikërisht në këtë ditë u tregtuan me 20% zbritje.Në fund aktiviteti u përmbyll me një sfilatë nga të rinjtë të veshur me kostume tradicionale.

 

Artikulli paraprakRRUGA E FSHATIT QË NA LIDH ME PERËNDIMIN
Artikulli tjetërNJË FSHAT I IZOLUAR PAK PËRTEJ SHKODRËS…