Data 15 tetor është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë.

Qëllimi i kësaj dite bazohet tek ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv, përcjell KP.

Ecja në natyrë është shndërruar në një sport të admirueshëm, ndërsa nuk janë të paktë personat të cilat sfidojnë veten në ngjitjet në natyrë.