Në ditën ndërkombëtare të familjes, shtëpia e fëmijës nga 6 deri në 16 vjeç organizoi një aktivitet argëtues për të gjithë fëmijët pjesë të këtij institucioni.

Përveç atmosferës festive me interpretime të ndryshme muzikore dhe jo vetëm, nga vetë nxënësit, më interesante ishte prania e prindërve të tyre, të cilët kishin ardhur nga qytete të ndryshme të vendin enkas për të takuar fëmijët në këtë ditë.

Për drejtorin e këtij institucioni, Gëzim Mahmutaj, është padyshim një ditë e rëndësishme, pasi këta fëmijë kanë nevojë për ngrohtësi.

Punonjësja sociale Raimonda Draçini, shprehet se puna me këta fëmijë nuk është e lehtë, megjithatë në ditë të tilla bëhet maksimumi për argëtimin e tyre.

Pjesa më e madhe e fëmijëve të këtij institucioni janë me probleme sociale nga familjet. Në ditën ndërkombëtare të kësaj të fundit, ideja kryesore është argëtimi dhe lumturia e tyre.

 

Artikulli paraprakPREMTIMET E PAMBAJTURA TË ERNEST GJOKËS
Artikulli tjetërAUIDA, VAJZA QË ËNDËRRON NJË FAMILJE