Gjatë stinës së verës, problemet me hipertensionin shtohen, për shkak të temperaturave të larta.

Kjo sëmundje njihet ndryshe si rritja e tensionit të gjakut, ndërsa 17 maji, prej disa vitesh njihet sidat ndërkombëtare e hipertensionit.

Në këtë ditë, zyra e promocionit pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik ka vendosur që të ndërgjegjësoj njerëzit, sidomos të moshuarit lidhur me problemet që shkakton,

ndërsa nuk kanë munguar edhe matja e tensionit për një numër të madh të moshuarish në afërsi të shatërvanit përpara Bashkisë Shkodër.

Zyra e Promocionit pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, prej kohësh ka shtuar ndjeshëm vëmendjen në ditët ndërkombëtare të sëmundjeve të ndryshme.

Ideja thelbësore e aktiviteteve është padiskutim sensibilizimi i popullatës për t’i dhënë një vëmendje maksimale problemeve me shëndetin.